Rama merr pjesë në samitin e NATO-s në Ankara, zbardhet agjenda: Kryeministri takim dypalësh me Erdogan

Aktualitet

Rama merr pjesë në samitin e NATO-s në Ankara, zbardhet agjenda:

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s që zhvillohet në Ankara të Turqisë, ku do të mblidhen liderët e shteteve dhe qeverive të vendeve aleate.

Sipas njoftimit të Agjencisë për Media dhe Informim, Rama do të shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama dhe delegacioni shqiptar gjatë punimeve të samitit.

Gjatë qëndrimit në Ankara, kryeministri shqiptar do të zhvillojë një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, si dhe do të marrë pjesë në sesionet e diskutimeve me liderët e vendeve aleate.

Në ditën pas samitit, Rama pritet të zhvillojë edhe një takim dypalësh me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Pjesëmarrja e kryeministrit shqiptar në këtë aktivitet vjen si pjesë e angazhimit të Shqipërisë brenda Aleancës së Atlantikut të Veriut, duke synuar forcimin e bashkëpunimit dhe kontributin në sigurinë euroatlantike.

Samiti i NATO-s në Ankara pritet të trajtojë çështje të rëndësishme për sigurinë ndërkombëtare dhe sfidat me të cilat përballen vendet aleate.

ME TE LEXUARAT