"Borëbardha me 7 hajdutët"...ironite e protestuesve me Ramën

Politikë

"Borëbardha me 7 hajdutët"...ironite e protestuesve me

Pankartat me mesazhe kundër qeverisë kanë shoqëruar edhe protestën e 38-të radhazi të opozitës para Kryeministrisë.

Protestuesit kanë vijuar thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Një nga pankartat që tërhoqi vëmendjen e protestuesve paraqiste një version satirik të përrallës “Borëbardha me 7 xhuxhat”, të përshtatur në formë kritike ndaj mazhorancës.

"Borëbardha me 7 hajdutët"...ironite e protestuesve me

Në pankartë shkruhej: “Borëbardha me 7 hajdutë”, ku Edi Rama paraqitej si “regjisori” i skenarit të korrupsionit, ndërsa Belinda Balluku ishte vendosur në rolin e “Borëbardhës”, e përfshirë në skandale korruptive dhe në ilustrim përfshiheshin edhe emrat e disa zyrtarëve të tjerë të Partisë Socialiste.

ME TE LEXUARAT