Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e presidentit Erdogan me udhëheqësit e NATO-s

Politikë

Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e presidentit Erdogan me

Është publikuar fotoja familjare nga darka shtetërore e presidentit Rexhep Taip Erdogan me udhëheqësit e NATO-s. Samiti i NATO-s që po mbahet në Ankara ka nisur që prej ditës së sotme dhe do të vijojnë e ditën e nesërme.

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Turqi për Samitin e NATO-s, i cili do të zhvillohet për dy ditë radhazi (7 dhe 8 korrik) në Ankara. Kreu i qeverisë dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, u pritën zyrtarisht në Ankara nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan dhe gruaja e këtij të fundit.

Gjatë zhvillimit të Samitit, Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, si dhe do të marrë pjesë në sesionin e punimeve me liderët shteteve aleate.

ME TE LEXUARAT