Rama në Athinë, darkë me ambasadoren amerikane dhe takime në kuadër të Forumit të Delphit

Aktualitet

Rama në Athinë, darkë me ambasadoren amerikane dhe takime në

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Athinë, ku pritet të marrë pjesë në takime të rëndësishme politike dhe ekonomike.

Gjatë qëndrimit të tij, Rama pritet të takohet me Kimberly Guilfoyle, e dërguara e SHBA-së në Greqi, me të cilën do të zhvillojë edhe një darkë pune.

Vizita e kryeministrit zhvillohet në kuadër të pjesëmarrjes në Forumi Ekonomik i Delphit (21–23 prill), një platformë ndërkombëtare ku mblidhen liderë politikë, përfaqësues të biznesit dhe ekspertë nga e gjithë bota për të diskutuar sfidat globale dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Në këtë kuadër, Rama do të zhvillojë edhe një takim dypalësh me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis, ku në fokus do të jenë marrëdhëniet mes dy vendeve, bashkëpunimi ekonomik dhe avancimi i partneritetit strategjik Shqipëri–Greqi.

Gjatë forumit pritet gjithashtu të nënshkruhet një Memorandum Mirëkuptimi mes Korporatës Shqiptare të Investimeve (AIC) dhe Hellenic Corporation of Assets and Participations S.A., si pjesë e përpjekjeve për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

ME TE LEXUARAT