Rritja e çmimeve ndikon në buxhet, qeveria tejkalon planin e të ardhurave

Aktualitet

Rritja e çmimeve ndikon në buxhet, qeveria tejkalon planin e të

Ministria e Financave raporton rritje të ndjeshme të të ardhurave buxhetore për tremujorin e parë të vitit, të cilat kanë arritur në 205.1 miliardë lekë, ose rreth 13.3% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas të dhënave zyrtare, rritjen kryesore e ka dhënë TVSH-ja, e cila ka sjellë 25.2 miliardë lekë të ardhura, me një rritje prej 19.4%, e ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të karburanteve dhe produkteve ushqimore.

Po ashtu, janë rritur edhe të ardhurat nga tatimi mbi fitimin, sigurimet shoqërore e shëndetësore, si dhe të ardhurat doganore, ku TVSH-ja në import zë peshën kryesore.

Ndërkohë, shpenzimet publike për të njëjtën periudhë kanë arritur në rreth 156 miliardë lekë, duke u realizuar në masën 92.9% të planit.

ME TE LEXUARAT