Regjistrimi për klasat e para, një tjetër mundësi edhe për nxënësit në klasat e dhjeta

Aktualitet

Regjistrimi për klasat e para, një tjetër mundësi edhe

Nxënësit që nuk kanë përfunduar ende regjistrimin në klasën e parë apo të dhjetë, kanë një mundësi të dytë për vitin e ri shkollor.

Duke nisur nga kjo e hënë, aplikimet janë rihapur në portalin e-Albania dhe do të vijojnë deri më 7 shtator.

Ky afat vlen për fëmijët që do të nisin klasën e parë, nxënësit që kalojnë në klasën e dhjetë, si dhe për ata që synojnë të ndjekin shkollat artistike dhe sportive.

Regjistrimi bëhet në institucionin arsimor që mbulon zonën e vendbanimit të nxënësit.

Në vitin e ri shkollor, në të gjithë vendin pritet të hapin dyert 945 shkolla publike 9-vjeçare si dhe 347 shkolla të mesme.

ME TE LEXUARAT