Tensionet gjatë protestës, 4 të lënduar tek spitali i Traumës! Mes tyre një efektiv dhe deputetë të PD
Lajmifundit
/
17 Prill 2026, 21:52
Politikë

Gjatë protestës së sotme të organizuar nga Partia Demokratike në Tiranë, 4 persona kanë mbetur të lënduar disi më rëndë dhe janë paraqitur për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Sipas burimeve mësohet se të lënduar kanë mbetur 1 efektiv Policie, dhe 3 protestues, dy prej të cilëve deputeti Luçiano Boçi dhe ish-kandidati për deputet i PD-së, Aulon Kalaja.
Edhe Klevis Balliu largohet nga protesta me lot në sy për shkak të sprajit lotsjellës të përdorur nga policia.

Në pamje dallohet momenti kur në ndihmë i vijnë kolegët e tij, teksa e mbajnë për krahu për ta dërguar në spital.


