Rritja e çmimit të naftës, Kompanitë e urbanëve kërkojnë kompensim nga Qeveria

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas i ka kërkuar qeverisë të marrë masa pas shtrenjtimit të çmimit të naftës.
Përmes një letre, ata ngrenë shqetësimin e rritjes së kostove nga shtrenjtimi i naftës me 45 deri 50 lekë për litër brenda 1 jave.
Në kërkesë thuhet se duhet shqyrtuar mundësia për dhënie kompensimi, për të përballuar shtrenjtimin e çmimit të naftës.
Në të kundërt, operatorët e transportit Qytetas dhe Interurban thonë se do të detyrohen të reduktojnë numrin e autobusëve në lëvizje.
Kujtojmë se në pikat kryesore të karburanteve nafta po tregtohet me 198 lekë litri, duke u shtrenjtuar me 25 lekë që prej 4 marsit kur u rrit për herë të parë, rreth 5 ditë pasi nisi lufta në Iran./Shqiptarja


