Rrugët e juglindjes të bllokuara, devijime në aksin Maliq–Gramsh, alternativa të udhëtimit drejt kryeqytetit

Aktualitet

Rrugët e juglindjes të bllokuara, devijime në aksin

Edhe gjatë ditës së sotme, drejtuesit e mjeteve kanë qenë të detyruar të përdorin aksin Maliq–Lozhan–Mogolicë–Gramsh për të udhëtuar drejt kryeqytetit. Në dalje të qytetit të Maliqit, shërbimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor nuk lejojnë qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë dhe autobusëve në këtë rrugë, pasi infrastruktura nuk është e përshtatshme për këto kategori mjetesh.

Policia lejon përdorimin e këtij aksi vetëm për furgonët e transportit të udhëtarëve.

Jo të paktë janë edhe drejtuesit e mjeteve që zgjedhin itinerarin Korçë–Ersekë–Leskovik–Përmet–Këlcyrë–Tepelenë për të udhëtuar drejt kryeqytetit dhe anasjelltas, drejt juglindjes së vendit. Një alternativë tjetër është edhe kalimi nga Qafë Thana, përmes Strugës drejt Dibrës së Madhe, më pas në Peshkopi dhe vijimi në Rrugën e Arbrit drejt Tiranës.

Këto devijime të qarkullimit prej tri ditesh edhe per drejtuesit e mjeteve rrisin ndjeshëm kostot për të gjithë drejtuesit e mjeteve, përfshirë edhe transportuesit e tonazheve të rënda.

ME TE LEXUARAT