Sarandë/ 62-vjeçari kërcënoi fqinjët me armë në shtëpi! Zbardhet dinamika, shkak u bë grindja për depozitën e ujit

Aktualitet

Sarandë/ 62-vjeçari kërcënoi fqinjët me armë

Një depozitë uji është bërë shkak për grindjen mes dy fqinjëve, banorë të një pallati në lagjen nr.4 në Sarandë.

62 vjeçari Shefki Kaçupi në konflikt me fqinjën Sara Veli për shfrytëzimin e pjesës së përbashkët në pallatin ku banonin, shkoi në familjen Veliu me një pistoletë në dorë, të cilën e kishte pa leje dhe i ka kërcënuar ata.

Ka qenë fqinja tjetër ajo që ka njoftuar policinë. Pas kërcënimit, 62 vjeçari është larguar nga vendngjarja dhe u kap nga policia në rrugën e tretë të qytetit, në afërsi të gjykatës./Ballkan

 

 

ME TE LEXUARAT