Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit te biznesmenët, Prokuroria e Sarandës lëshon 12 masa arresti (EMRAT)

Prokuroria e Sarandës ka lëshuar 12 masa sigurie ndaj disa personave, mes tyre punonjës policie, oficerë, inspektorë dhe biznesmenë, në kuadër të një hetimi për ndërtime dhe shpërdorim detyre në zonën e Sarandës.
Siç mësohet masë sigurie është caktuar edhe për kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Sarandë, Eduart Veliu.
Ndërkohë, është arrestuar edhe Kristofor Shkrepa, specialist i policisë në Ksamil, ndërsa ndaj Kastriot Satka është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”.
Masë sigurie është vendosur edhe për biznesmenët Arjola Dhrami dhe Xhaferr Bajo, lidhur me një objekt për të cilin më herët u arrestuan katër oficerë të Policia e Shtetit, mes tyre edhe ish-shefi i policisë së Sarandës.
Masë sigurie edhe për ndërtuesin Merdar Koshi, i cili dyshohet se ka ndërtuar dy kate pa leje në qendër të Sarandës.
Çështja është e lidhur me arrestimet e mëparshme të zyrtarëve të Policisë së Sarandës.
Lajmi në përditësim...


