“Se mbrojta dot vajzën”, flet gjyshja e 4-vjeçares që u sulmua nga pitbulli në Vlorë

Aktualitet

“Se mbrojta dot vajzën”, flet gjyshja e 4-vjeçares

Nga spitali ku ndodhet me vajzën 4-vjeçare që e sulmoi qeni, gjyshja e saj ka folur për mediat ndërsa tregoi momentin kur qeni pitbull sulmoi vogëlushen në lungomaren e Vlorës.

“E nxorra vajzën për xhiro buzë detit, erdhi një qen i madh dhe iu versul vajzës, duke e kafshuar në kokë. Në fillim ai qen rrugaç me zinxhir iku për pak dhe u kthye përsëri kur e sulmoi vajzën dhe unë nuk e mbrojta. Ndërhynë të gjithë qytetarët. Kur erdhi te ne, e kalova vajzën nga ana tjetër, ai bëri sikur po largohej, u rrotullua dhe erdhi përsëri dhe iu hodh vajzës,” tha gjyshja, e tronditur.

Dëshmitari Sejko Veliu shtoi: “E pashë kur qeni e mberthu vajzën te koka. E kapa qenin dhe e lidha me zinxhir te shtylla. Kur vajta unë aty, e mora dhe e lidha, që të mos sulmonte përsëri.”

Ngjarja ndodhi rreth mesditës të kësaj të marte në Vlorë. Vajza ka marrë plagë në kokë dhe po trajtohet në spital. Qeni është lidhur nga punonjësit e policisë.

ME TE LEXUARAT