Shkarkohet drejtori i Kadastrës së Sarandës

Aktualitet

Shkarkohet drejtori i Kadastrës së Sarandës

Pas vetëm pesë muajsh në detyrë, drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Sarandë, Ilir Çibuku, është shkarkuar nga posti.


Në raportin e fundit, zyra e Sarandës është renditur ndër drejtoritë me numër të lartë ankesash dhe me vonesa të përsëritura në procedura.

Pas largimit të Çibukut, detyra e drejtuesit të zyrës do të mbahet përkohësisht nga një punonjës i brendshëm, deri në emërimin e drejtorit të ri.

Nderkohë ditën e sotme edhe Genc Deromemaj, ka dhënë dorëheqjen nga detyra e kreut të Kadastrës së qytetit të Vlorës, vetëm katër muaj pas emërimit më 24 qershor 2025.

Më herët Deromema ka qenë kreu i PD në Vlorë. Deromemaj ka qenë aktiv në Partinë Demokratike që prej vitit 2002, duke mbajtur poste të ndryshme, përfshirë drejtimin e degës së PD-së në Vlorë nga 2018 deri në 2022 dhe pjesëmarrje në kryesi. Në vitin 2015, ai kandidoi për Bashkinë e Vlorës si kandidat i PD-së, përballë Dritan Lelit.

ME TE LEXUARAT