Shkodër, makina del nga rruga dhe përplaset, humb jetën drejtuesi i automjetit

Një aksident i rëndë ndodhi rreth orës 19:25 në aksin rrugor “Shtoj – Ish-Reparti Ushtarak” në Shkodër. Një automjet, i drejtuar nga shtetasi N. K., dyshohet të ketë humbur kontrollin dhe për pasojë u përplas me një shtyllë dhe mur rrethues.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit humbi jetën në vend. Autoritetet hetimore po punojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 19:25, në aksin rrugor “Shtoj – Ish-Reparti Ushtarak”, në një rrugë dytësore, shtetasi N. K., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me një shtyllë dhe një mur rrethues.
Si pasojë, shtetasi N. K. ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.


