Protesta e opozitës më 12 mars, Berisha tregon orën kur do mblidhen protestuesit para Kuvendit
Lajmifundit
/
9 Mars 2026, 19:07
Politikë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Foltoren e kësaj të hëne zbuloi edhe orën e protestës së 12 marsit.
Protesta do të mbahet në orën 10:00 para Parlamentit të Shqipërisë.
“12 marsi është një ditë e madhe, është dita e përmbysjes së narko-regjimit. Në orën 10 e gjithë Shqipëria para Parlamentit, t’i japim Ramës përgjigjen e merituar”, u shpreh Berisha./Ballkan


