Fund bllokimit të rrugëve, hiqen me karroatrec makinat që parkojnë dysh ose zënë korsitë e dedikuara

Për të gjithë drejtuesit e pabindur te cilet parkojnë në vende që nuk lejohet, policia ka gjetur si përgjigje përdorimin e karroatrecit.
Sipas bluve, në vijim të zbatimit të masave për lehtësimin e qarkullimit rrugor në Tiranë, kanë nisur kontrollet e shumta për moslejimin e zënies së hapësirave publike, ndalimin e parkimeve të dyfishta, apo parkimet në korsitë e emergjencave dhe të urbanëve.
Automjetet e konstatuara në shkelje janë ndëshkuar me gjobë, ndërsa ato të parkuara në korsitë e dedikuara janë zhvendosur me karrotrec.
Policia shprehet se këto masa ndërmerren me qëllim lirimin e trafikut, rregullimin e qarkullimit në zonat me fluks të lartë dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.


