Shpërthim me eksploziv në një lokal në Rrugën e Durrësit, Tiranë – nuk raportohet për të lënduar

Aktualitet

Shpërthim me eksploziv në një lokal në Rrugën e

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Rrugës së Durrësit në Tiranë.

Sipas policisë, rreth orës 03:45, një sasi e vogël eksplozivi është vendosur pranë hyrjes së një lokali në pronësi të shtetasit A. S. Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale në ambientet e lokalit.

Njoftimi zyrtar i policisë:

“Rreth orës 03:45, në Rrugën e Durrësit, në lokalin në pronësi të shtetasit A. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës hyrëse të lokalit. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar.”

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT