Situatë kritike në Gojan të Pukës/ Flakët po përparojnë drejt banesave, bëhet thirrje për ndërhyrje urgjente

Situata mbetet kritike në Gojan të Pukës, ku zjarri prej disa ditësh ka përfshirë sipërfaqe të mëdha pyjore. Gjatë natës, flakët janë përhapur më tej dhe po avancojnë drejt zonave të banuara.
Pamjet nga terreni tregojnë disa vatra aktive në faqen e malit.
Ndërhyrja nga toka është tepër e vështirë për shkak të terrenit dhe përmasave të zjarrit. Për shkak të rrezikut, prej disa ditësh po evakuohen banorë nga zonat më të ekspozuara ndaj flakëve.
Terreni i thyer dhe përhapja e shpejtë e zjarrit e bëjnë situatën veçanërisht të vështirë, ndërsa banorët presin ndërhyrje për të frenuar flakët dhe për të garantuar sigurinë e zonave të banuara.


