Sot protesta e 15 në Tiranë/ “Shqipëri e Re”, shqiptarët në revoltë kundër kryeministrit Rama: Jep dorëheqjen! Ju erdhi fundi

Këtë të diel është thirrur një tjetër protestë. Do të mbahet tubimi i 15 kundër kryeministrit Edi Rama.
Një protestë siç nuk është parë asnjëherë më parë. Shqiptarët të revoltuar kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. Tirana prej 14 ditësh ka qenë nën ‘pushtetin’ e protestuesve. Por jo vetëm Tirana, protestat janë shtrirë edhe në qytete të tjera në Shqipëri, të cilët njëzëri kërkojnë largimin e Ramës.
Një ditë më parë, të shtunën u mbajt tubimi më madhështor , protesta e 14 me një pjesëmarrje rekord, që ka kaluar çdo pritshmëri. Të rinj, të reja, prindër me fëmijë, të moshuar, janë në protestë duke shprehur pakënaqësitë e tyre dhe padrejtësitë që iu janë bërë nga kjo qeveri dhe kjo klasë politike.
Mesazhi është i qartë “Rama jep dorëheqjen”. Gjithashtu akuza të forta nga protestuesit janë hedhur edhe ndaj opozitës.
Protesta do vijojë edhe gjatë ditës së sotme në orën 18:00, organizimi bëhet te sheshi Skënderbej dhe më pas vijon marshimi drejt Kryeministrisë. Protesta ka zgjatur deri në mesnatë.


