SPAK pranon thirrjen e Edi Ramës si dëshmitar në gjyqin ndaj Berishës

Aktualitet

SPAK pranon thirrjen e Edi Ramës si dëshmitar në gjyqin ndaj

SPAK nuk e kundërshtoi thirrjen e kryeministrit Edi Rama si dëshmitar në gjyqin ndaj tetë të pandehurve, përfshirë ish-kryeministrin Sali Berisha, nën akuzë për korrupsion. Prokurorët thanë “po” për dëshminë e Ramës, por me kusht që të sqarohet qartë qëllimi i saj për procesin gjyqësor.

Vendimi final për praninë e kryeministrit do të merret nga gjykata.

Po ashtu, SPAK nuk refuzoi thirrjen si dëshmitar të oficerit Besmir Karanxha, i cili është lidhur me një foto me Ulsi Manjën, me kusht që roli i tij të sqarojë kontributin në gjykim.

Ndërkaq, disa kërkesa të të pandehurve, si përdorimi i artikujve mediatikë si prova, u refuzuan nga prokurorët.

Gjyqi i themelit u shty për më 15 prill, ndërsa çështja tjetër e heqjes së sekuestrove ndaj pasurive të Jamarbër Malltezit u shty për 7 prill.

ME TE LEXUARAT