SPAK: Tenderat publikë përdoren për përfitime të paligjshme, anëtarë të komisioneve në akuzë

Hetimet e SPAK zbulojnë se tenderat publikë shpesh përdoren si mjet për përfitime të paligjshme.
Dosjet e hetuara përfshijnë ndërtimin e ujësjellësve, abuzime studimore në universitete, ndërtimin e komisariateve, palestrat e shkollave, rrugët rurale, tunelet nën ARRSH dhe fondet e BE përmes agjencisë SASPAK.
Që nga 2024, janë vendosur në akuzë 148 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, drejtues institucionesh dhe departamentesh, për shkelje të barazisë në tendera.
Vetëm në 3 raste janë sekuestruar pasuri dhe llogari bankare, kryesisht të shoqërive që kryenin punime fiktive.
Për vitin 2025, prokuroria e ka dorëzuar në gjykatë antikorrupsion 53 anëtarë të KVO-së si të pandehur për të njëjtën akuzë.
SPAK nënvizon se shkelja e barazisë krijon avantazh artificial për subjekte të caktuara, cenon konkurrencën e ndershme dhe ndikon negativisht në cilësinë e projekteve publike.
Hetimet kanë ndikuar edhe në përfshirjen e anëtarëve të KVO-së në tendera, duke shkaktuar një ngërç administrativ.


