Të shoqëruar nga bashkëshortet, Aleks Soros ndan FOTOT me Ramën, u takuan në...
		                        	Lajmifundit
		                        	/
		                             3 Nëntor 2025, 20:53
		                        
		                        
		   	    			Aktualitet
	   	    		
Djali i miliarderit George Soros, Aleks Soros, ka publikuar foto me Kryeministrin Edi Rama. Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, Rama shihet në shoqërinë e bashkëshortes, Linda Rama, ndërsa Aleks Soros shoqërohet nga partnerja e tij, Huma Abedin.
Fotot janë realizuar pas darkës zyrtare të organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron. Ndërkohë, Kryeministri Rama nuk ka ndarë asnjë foto në rrjete sociale me Aleks Soros.
							                       
							                       
							                       
							                       
							                       

