EMRI/ Plagoset me armë zjarri një person në Shkodër, detajet e para

Aktualitet

EMRI/ Plagoset me armë zjarri një person në Shkodër, detajet

Një plagosje me armë zjarri është shënuar mesditën e kësaj të enjteje në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Rus.

Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Vladimor Bruçi, ndërsa policia ka identifikuar si autor komshiun e tij.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se shtetasi P. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin V. B., për motive të dobëta.

Shtetasi V. B. është dërguar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë punën për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT