Dyshohet se ka pastruar rreth 3.4 milionë dollarë/ U mor sot nën hetim nga autoritetet e antikorrupsionit

Volodymyr Zelenskyy ka shkarkuar zëvendësshefen e tij të stafit, Iryna Mudra, ndërsa Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit (NABU) e Ukrainës ka bastisur sot ambientet e zyrtares së lartë.
NABU njoftoi disa orë më parë se po kryen një “operacion special për të zbuluar një organizatë kriminale, që dyshohet se drejtohet nga një deputet aktual dhe një ish-deputet ukrainas, dhe që përfshin zyrtarë të lartë të Administratës Presidenciale”. Një burim në autoritetet ukrainase, i cili është në dijeni të hetimit, tha për Kyiv Independent se Mudra është gjithashtu në qendër të hetimeve.
Më vonë gjatë ditës, agjencia ukrainase kundër korrupsionit dha më shumë informacion në lidhje me rastin, duke thënë se të dyshuarit akuzohen për pastrimin e 150 milionë hryvnias, ose rreth 3.4 milionë dollarë.
Sipas NABU, paratë ishin paguar si garanci për një të dyshuar në një rast të veçantë korrupsioni.
Midis individëve që dyshohet se janë të përfshirë në këtë rast janë ish-nënkryetari i Administratës Presidenciale, një deputet aktual dhe një ish-deputet, si dhe drejtori ekzekutiv dhe kryetari i bordit mbikëqyrës të bankës shtetërore Sense Bank.
Mudra ishte përgjegjës për çështjet që lidhen me Drejtësinë dhe reformën gjyqësore në Administratën Presidenciale të Ukrainës.


