Tensione te ‘Politekniku’/ Përplasje mes protestuesve dhe rojeve të universitetit, studentët kërkojnë sërish banderolën
Lajmifundit
/
29 Qershor 2026, 20:53
Aktualitet

Tensionet janë përshkallëzuar ndërsa një pjesë e protestuesve u zhvendosën nga sheshi para Kryeministrisë te Universiteti Politeknik.
Protestuesit dhe rojet e universitetit janë përplasur fizikisht, ndërsa studentët kërkojnë të marrin sërish banderolën.
Sipas tyre, policia ndërhyri duke i rrëzuar studentëve banderolën që kishin shpalosur në katin e sipërm të universitetit.


