Tensionet në Lindjen e Mesme, Konfindustria thirrje qeverisë: Siguroni rezervën 3 mujore dhe shmangni rritjen e çmimeve të karburanteve

Aktualitet

Tensionet në Lindjen e Mesme, Konfindustria thirrje qeverisë: Siguroni

Konfindustria, duke u nisur nga pasojat e paparashikuara të luftës në Gjirin Persik në ekonomi kërkon, që ekzekutivi të marrë masat e domosdoshme ligjore, sidomos në tregun e karburanteve.

Së pari sipas ekspertëve, duhet kontrolluar zbatimi i ligjit në kompanitë e karburanteve për sigurimin e rezervës strategjike 3 mujore.

Së dyti, shton Konfindustria duhen marrë masat ligjore në drejtimin rregullator të konkurencës në treg për të shmangur rrezikun e rikthimit të spekullimeve të çmimit të karburanteve si në rastin e krizës së luftës në Ukrainë në vitet 2021-22.

Së treti, ata kërkojnë, që qeveria të përgatisi një paketë ligjore me synim uljen e barrës fiskale në rast të rritjes së fortë të çmimit të karburanteve në tregjet ndërkombëtare.

Çmimi i naftës ka dhënë shenjat e menjëhershme të rritjes në bursë, duke e bërë të pashmangshme pasyrimin edhe në tregun vendor. Koha e zgjatjes së luftës është e paqartë. 

ME TE LEXUARAT