Evis Kushi: Indeksuam pagat e arsimtarëve me 2.5%, një kategori e caktuar përfiton rritje në 5.17%

Politikë

Evis Kushi: Indeksuam pagat e arsimtarëve me 2.5%, një kategori e

Zv.kryetarja e Komisionit për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, Evis Kushi, është shprehur se prej janarit të këtij viti ka nisur indeksimi i pagave me 2.5% për të gjithë punonjësit e sektorit të arsimit.

Kushi tha gjithashtu se për kategorinë e arsimtarëve që kanë paga nga 58 mijë deri në 74 mijë lekë në muaj, është parashikuar edhe një shtesë prej 3 mijë lekësh.

“Prej një janarit ka hyrë në fuqi indeksimi i pagave me 2.5% për të gjithë punonjësit e sektorit të arsimit. Ndërsa për kategoritë që kanë paga nga 58 mijë deri në 74 mijë lekë në muaj, ne kemi parashikuar edhe një shtesë prej 3 mijë lekësh, që do të thotë se rritja e përgjithshme e pagave për këtë kategori arrin në 5.17 %. Ky është një lajm i mirë për çdo mësues dhe për çdo punonjës që jep kontribut në arsim.

Nga ky vendim përfitojnë 36 mijë e 390 punonjës të sistemit arsimor. Të dashur koleg, ky nuk është vetëm një vendim me efekt financiar, por është edhe një mesazh për të gjithë ata që edukojnë brezin e ri, se në çdo rritje pagash, do të përfitojnë edhe ata. Ne do të diskutojmë nismën ligjore që u jep zgjidhje shqetësimit të të gjithë atyre mësuesve, që janë punësuar para sistemit të Bolonjës”, tha mes të tjash Kushi./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT