“T’i japim shpresë rinisë”- Emigranti nga SHBA në protestën e 61-të: Të bëhet Shqipëria dhe protesta të vazhdojë!

Aktualitet

“T’i japim shpresë rinisë”- Emigranti nga SHBA

Revolta e qytetarëve shqiptarë hyri në muajin e tretë ditën e sotme, me tubimin e 61-të popullor.

Nga sheshi “Skënderbej” ku u mblodhën tradicionalisht edhe sot, ata shprehën bindjen për rrëzimin e qeverisë dhe ndryshimin e sistemit politik.

Një i ri emigrant i ardhur nga SHBA-të, tha se rinisë duhet t’i jepej shpresë që të mos largohej nga vendi dhe që Shqipëria të bëhej.

“Unë jetoj në Amerikë dhe ajo që më bëjnë përshtypje është se rinia e gjithë mundohet dhe punon, nuk është dembele ashtu siç thonë, t’i japim shpresë, Shqipëria mund të bëhet dhe shpresojmë që rinia të mos ikë. Kam 30 vjet që kam ikur nga Shqipëria, ndoqa familjen, nuk do të thotë të ikin të gjithë”, tha ai.

Më tej i riu u shpreh se në Shqipëri ka shumë probleme, sikurse ato në spitale dhe për ilaçet.

“Ka shumë shqiptarë që duan të kthehen në Shqipëri. Kam ardhur që përveç shkaqeve familjare edhe për protestën. Shpresoj të mblidhemi sa më shumë këtu dhe të vazhdojë. Kanë probleme me ilaçet, shpesh marrin ilaçe të skaduara ose nuk ka specialistët dhe u duhet të dalin jashtë vendit, kështu thonë”, tha ai.

ME TE LEXUARAT