Transportonin mallra kontrabandë, procedohen 3 persona në Korçë

Policia e Korçës ka nisur procedimin penal për tre persona në Korçë. Gjatë kontrollit fizik në automjetin tip kamioncinë me drejtues një 38-vjeçar, polica gjeti një sasi dru zjarri pa dokumentacionin përkatës.
Sasia e druve së bashku me automjetin u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Polica ka ndaluar gjithashtu një 57-vjeçar, ku pas kontrollit fizik nga blut u gjet një viç i pamatrikulluar dhe pa dokumentacionin përkatës, i dyshuar si i kontrabanduar.
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë Policia Kufitare intensifikon kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi. Goditet një tjetër rast i kontrabandës me mallra të tjera dhe një rast i krimeve mjedisore. Procedohen penalisht 3 shtetas.- thuhet në njoftim.


