U aksidentua rëndë në aksin Korçë-Maliq, ndërron jetë në spital 45-vjeçari! Viktima, polic i burgjeve (EMRI)
Lajmifundit
/
18 Mars 2026, 17:42
Aktualitet

Ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit të aksidentuar mesditën e sotme në fshatin Lumalas, në aksin Korçë-Maliq.
Sipas informacioneve, 45 vjeçari Krenar Çekiçi ka ndërruar jetë pak më parë në ambientet e spitalit të Korçës.
Pavarësisht ndihmës mjekësore nga bluzat e bardha, ai s’ka mundur të jetojë. 45-vjeçari mësohet se është punonjës i policisë së burgjeve, pranë IEVP Drenovë./Shqip


