“Ndërtimet pa leje në Sarandë e Ksamil/ Gjykata lë në burg pronarin e hotelit ‘Oasis’, zbut masat për dy policët (EMRAT)”

Aktualitet

“Ndërtimet pa leje në Sarandë e Ksamil/ Gjykata lë

Gjykata e Sarandës ka ndryshuar masat e sigurisë për 2 efektivët e Policisë të arrestuar 2 ditë më parë për skandalin me ‘Copacabana’, duke i lënë në ‘arrest shtëpie’.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se dy efektivët që janë lënë në ‘arrest shtëpie’ janë Kristofor Shkrepa dhe Kastriot Sotka. Më herët në ‘arrest shtëpie’ ishte lënë edhe punonjësi i Policisë Blerim Tafçiu.

Ndërkohë për pronarin e hotel ‘Oasis’, Alqi Papa, i arrestuar në të njëjtën ditë me efektivët e Policisë, Gjykata e Sarandës ka lënë në fuqi masën ‘arrest me burg’.

ME TE LEXUARAT