U divorcua nga bashkëshortja, avokati Saimir Vishaj: Vetmia është e rëndë kur të zë sëmundja, ish-gruaja ikën me vrap…

Avokati Saimir Vishaj ka bërë publik lajmin se është divorcuar nga bashkëshortja e tij, përmes një reagimi në rrjetet sociale ku ka ndarë edhe gjendjen emocionale që po përjeton pas ndarjes.
Në mesazhin e tij, Vishaj shprehet se ndihet i vetmuar dhe e cilëson vetminë si një nga gjërat më të rënda që mund t’i ndodhin njeriut. Ai kujton familjen e tij dhe rolin si baba i dy djemve, ndërsa njofton se divorci është finalizuar në Gjykatën e Tiranës.
Avokati përmend edhe një periudhë të vështirë shëndetësore që ka kaluar, duke lënë të kuptohet se ndarja erdhi në një moment të vështirë personal për të. Në reagimin e tij, ai shprehet se pas shumë vitesh bashkëjetese, tashmë po përballet me ndjesinë e vetmisë në jetën e përditshme.
“Vetmia është gjëja më e rëndë që i ndodh njeriut. Linda nga dy prindër të mrekullueshëm, u bëra një baba i denjë i dy djemve me mbiemrin Vishaj, por ç’do, sot mamaja e djemve u divorcua nga Gjykata e Tiranës duke e përdhosur mbiemrin Ruka dhe duke hequr përfundimisht mbiemrin Vishaj.
Ja pra, kjo është vetmia: që kur të zë një sëmundje, ish-gruaja ikën me vrap duke e lënë në vetmi atë që kishte 35 vjet që bashkëjetonte. Kur ishim mirë, s’kishte vetmi, tashmë vetmia u ul këmbëkryq në shtëpinë time…” – shkruan Vishaj.


