U hodh në pishinë, plagoset 19-vjeçari francez në Ksamil! Ja si paraqitet gjendja e të riut
Lajmifundit
/
24 Gusht 2026, 21:46
Aktualitet

Një 19-vjeçar francez është plagosur mbrëmjen e kësaj të hëne në Ksamil, teksa po qëndronte për pushime në jug të vendit.
Sipas të dhënave paraprake, i riu i identifikuar si Yannis Thibaut, ka pësuar një frakturë në gju gjatë një hedhjeje në pishinën e ambientit ku ishte akomoduar.
Pas incidentit, 19-vjeçari është transportuar menjëherë në urgjencën e spitalit të Sarandës, ku i është nënshtruar vizitës mjekësore.
Pas marrjes së ndihmës mjekësore dhe vendosjes së këmbës në allçi, i riu francez është larguar nga spitali.


