U nda nga jeta në moshën 89-vjeçare, homazhe për ish-kreun e Kuvendit Servet Pëllumbi
Lajmifundit
/
6 Maj 2026, 09:32
Aktualitet

Ditën e sotme do të mbahet ceremonia mortore në nderim të ish-Kryetarit te Kuvendit Servet Pëllumbi i cili u nga jeta një ditë më parë në moshën 89-vjeçare.
Homazhet do të zhvillohet nga ora 09:30 pas mbërritjes së arkmortit në sheshin Skënderbej dhe vendosja në hollin e TOB.
Në orën 12:00 do të jenë homazhet zyrtare ndërsa 30 minuta më vonë do të jetë ceremonia e përcjelljes. Më tej bëhet me dije se do të mbahen dy fjalime.
Në orën 13:00 do të kryhet nisja drejt varrezave të Sharrës e cila do të jetë banesa e fundit për ish-kryeparlamentarin Pëllumbi. Shoqërimi do të kryhet sipas protokollit shtetëror.


