Ndarja nga jeta të Servet Pëllumbit/ Spiropali: E mbajti PS në këmbë në kohët më të vështira

Politikë

Ndarja nga jeta të Servet Pëllumbit/ Spiropali: E mbajti PS në

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, duke vlerësuar figurën dhe kontributin e tij në politikën shqiptare.

Përmes një mesazhi publik, Spiropali u shpreh se Pëllumbi e jetoi politikën me dinjitet, qetësi dhe përgjegjësi, duke kujtuar rolin e tij në një nga periudhat më të vështira për Partinë Socialiste.

“Ai, në një nga momentet më të vështira të Partisë Socialiste, kur lideri i saj ishte në burg, e mbajti opozitën në këmbë me vendosmëri dhe besim te vlerat e majta”, shkroi ajo.

Spiropali ndaloi edhe te kontributi i tij në krye të Kuvendit, duke theksuar se ai mbeti një model ekuilibri dhe komunikimi në politikë.

“Si Kryetar Kuvendi, mbeti shembull i ekuilibrit dhe i një gjuhe që ulte tensionin dhe ngrinte nivelin e debatit, duke i dhënë politikës besueshmëri në kohë të vështira”, shtoi deputetja socialiste.

Në fund të mesazhit të saj, Spiropali i dha lamtumirën ish-kryeparlamentarit me fjalët: “Prehu në paqe, Profesor!”.

ME TE LEXUARAT