Seancë në Kuvend të enjten/ PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën

Politikë

Seancë në Kuvend të enjten/ PD kërkon interpelancë

Kuvendi mblidhet të enjten në seancë plenare, zbulohet rendi i ditës dhe interpelancat e kërkuara nga opozita.

Seanca e radhës plenare do të zhvillohet më 7 maj, në orën 10:00, ndërsa është publikuar edhe rendi i ditës me çështjet që pritet të diskutohen në Kuvend.

Sipas rendit të parashikuar, opozita ka kërkuar dy interpelanca urgjente, një me kryeministrin Edi Rama dhe një tjetër me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi.

Ndërkohë, deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka kërkuar gjithashtu zhvillimin e një seance pyetje-përgjigje me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja.

Seanca pritet të shoqërohet me debate mes mazhorancës dhe opozitës për çështjet e ngritura në interpelanca.

 

ME TE LEXUARAT