U plagosën nga shpërthimi në Tepelenë/ Si paraqitet gjendja shëndetësore e dy të rinjve

Aktualitet

U plagosën nga shpërthimi në Tepelenë/ Si paraqitet gjendja

28-vjeçari Xhulio Salaj, i plagosur nga shpërthimi i një lënde plasëse në Tepelenë, është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Sipas burimeve spitalore, i riu ndodhet në gjendje stabël dhe po mbahet në observim, pasi ka pësuar plagë të shumta, kryesisht në fytyrë dhe gjymtyrë. Ndërkohë pritet të mbërrijë edhe 34-vjeçari Lisien Shehu, i cili gjithashtu mbeti i lënduar nga shpërthimi.

Të dy të rinjtë fillimisht morën ndihmë mjekësore në spitalin e Gjirokastrës, ndërsa më pas u transportuan drejt Tiranës për trajtim më të avancuar. Ngjarja ndodhi në një kasolle pranë banesës së babait të njërit prej të plagosurve, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

ME TE LEXUARAT