U rrëzua nga shkëmbi teksa mblidhte çaj, shpëtohet 41-vjeçari në Maliq, dërgohet me plagë të rënda te Trauma

Aktualitet

U rrëzua nga shkëmbi teksa mblidhte çaj, shpëtohet

Policia e Maliqit, në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse, ka bërë të mundur gjatë mesnatës gjetjen dhe shpëtimin e 41-vjeçarit Drilon Agolli, i cili ishte rrëzuar nga një shkëmb në zonën malore të Gopeshit, në njësinë administrative Moglicë.

Si pasojë e rrëzimit, ai ka pësuar plagë të rënda në trup. Për shkak të terrenit të vështirë, transportimi u krye fillimisht me barelë nga efektivët e policisë dhe zjarrfikësit, ndërsa më pas u dërgua me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim të specializuar.

Sipas burimeve, 41-vjeçari kishte dalë në mal për të mbledhur çaj mali dhe bimë medicinale, aktivitet që e ushtronte prej vitesh.

ME TE LEXUARAT