U shpëtuan nga "shqiptari hero" në Greqi, nuk mbijtojnë dy të miturit që rrezikuan mbytjen

Aktualitet

U shpëtuan nga "shqiptari hero" në Greqi, nuk mbijtojnë

Dy femijet e mitur, 12 dhe 14 vjeç, që u shpëtuan nga një shqiptar dy ditë më parë në Greqi nga mbytja, pësuan vdekje klinike.

Prindërit e dy djemve, njëri shqiptar dhe njëri grek, të ndodhur në këtë situatë vendosën të dhurojnë organet e tyre.

Spridhon Kristofor dhe Kleoni Fezollari u shpëtuan nga një emigrant shqiptar i quajtur Ledian Goga në zonën e Artës dhe i dërgoi në spital.

Duket se dy të miturit qëndruan për shumë minuta nën ujë, çka sipas mjekëve u shkaktoi atyre vdekje klinike.

“Do t’ju kujtojmë përgjithmonë, ikët si heronj, shoqëria juaj”, kanë shkruar në një letër miqtë e tyre.

Dy fëmijët e tjerë vrapuan për të kërkuar ndihmë dhe Ledian Goga nxitoi në vendngjarje, i cili pa menduar dy herë u zhyt në lumin Arachthos për të nxjerrë fëmijët.

Duke folur për protothema.gr, ai kishte përshkruar se si arriti t’i nxirrte fëmijët nga lumi.

“Isha në kafene. Një fëmijë erdhi me motoçikletë dhe bërtiti ‘ndihmë, dy fëmijë po mbyten në lumë!’ Pa menduar dy herë, vrapova. Hipa në makinë dhe shkova në vendngjarje. Kalova nëpër kallamishte, kontrollova, nuk pashë asgjë. Hipa në një varkë me disa të tjerë.

U zhyta një here, asgjë. Herën e dytë mora frymë thellë, u zhyta më thellë, rreth tetë metra. Atje e pashë. Fëmija ishte shtrirë, i palëvizshëm, me një fytyrë të nxirë, krahë dhe këmbë të hapura. Dhe pastaj dëgjova se kishin parë të dytin. U zhyta përsëri, dy dhe tre herë. E gjeta. Ishte me shpinë në fund. Kur e nxora lart, po i rridhte gjak nga hunda dhe goja. U frikësova.”

“Njëri ishte afërsisht në moshën e vajzës sime. Nuk më intereson kush janë, çfarë race, çfarë feje. Jam i huaj, por jam njeri. “Bëra atë që do të bënte çdo baba. Mendoj vetëm për fëmijët”, tha ai.

 

ME TE LEXUARAT