Vdes 20-vjeçari në Sarandë/ U përplas në det me skaf me një mjet të policisë (FOTO +EMRI)
Lajmifundit
/
15 Qershor 2026, 20:28
Aktualitet

Një aksident i rëndë detar është regjistruar në ujërat e Sarandës, ku një skaf është përplasur me një mjet të Policisë Kufitare.
Si pasojë e përplasjes, një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Të dëmtuarit janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa hetimet vijojnë për përcaktimin e përgjegjësive dhe dinamikës së përplasjes.
Si pasoje e perplasjes ka nderruar jete 20 vjecari Albjano Kreçi.


