Pritjes i erdhi fundi! Nis finalja e madhe e Ferma VIP 3, kush do të jetë fituesi i këtij edicioni ?

Nis finalja e madhe e spektaklit më të ndjekur të momentit, Ferma VIP 3, nën drejtimin e Arbana Osmanit dhe prodhimin e Vita Production.
Pesë fermerë në garë me njëri-tjetrin për të fituar çmimin e madh. Poetja Mimoza Ahmeti, balerini Ilir Shaqiri, këngëtarja Soni Malaj, DJ Bujaka apo aktori Vis Pupa, kush nga fermerët do të rrëmbejë votat e pubikut?
Mbrëmja e sotme pritet të jetë një spektakël i jashtëzakonshëm, i mbushur me emocione, surpriza, rikthime të ish-fermerëve, momente të paharrueshme dhe një bilanc të plotë të një sezoni që ka thyer rekorde diskutimesh dhe shikueshmërie.
Të gjithë ish-konkurrentët do të rikthehen për të përjetuar së bashku natën më të rëndësishme të këtij edicioni, ndërsa publiku do të vendosë se kush meriton të ngrejë trofeun e Ferma VIP 3.
Finalja premton spektakël dhe zhvillime të forta, ndaj ndiqeni LIVE në Vizion Plus dhe në linkun e YouTube.


