"Vetëm një vëlla kisha”, motra e Renis Dobrës bën postimin prekës

Aktualitet

"Vetëm një vëlla kisha”, motra e Renis Dobrës

Një javë më parë një ngjarje e rëndë tronditi Matin, ku 23-vjeçari Renis Dobra u vra e më pas u trupi i tij i pajetë u hodh së bashku me automjetin në ujërat e liqenit e Ulzës.

Sipas policisë i riu u vra në mënyrë makabre nga Aleksandër Bushgjokaj, Kristi alias Kristë Bushgjokaj dhe Fation Bushgjokaj.

Shkak për vrasjen e Renis Dobrës dyshohet të jenë bërë pazaret e drogës referuar pak viteve më parë, kur Dobra punonte në Gjermani për llogari të grupit kriminal të vëllezërve Bushgjokaj, të cilët ushtronin aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të lëndëve narkotike. Në lidhje me vrasjen e 23-vjeçarit, ka reaguar edhe motra e tij, e cila në rrjetet sociale prek me fjalët për të vëllain.

"Vetëm një vëlla kisha… dhe tani një plagë që s’mbyllet kurrë”, shkruan motra e Renis Dobrës në një postim në TikTok.

ME TE LEXUARAT