VIDEO/ "Dy muaj pa marrë rrogën"- Gruaja në Kuçovë hipën majë kullës, kërcënon se do të vetëvritet

Një punonjëse e pastrimit në Kuçovë ka hipur në majë të kullës tek ish Uzina Kuçovë dhe po tenton të hidhet e t’i japë fund jetës.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se punonjësja Elona Bregu, 40 vjeçe është hequr nga puna dhe ka dy muaj pa marrë rrogën, duke deklaruar se do hidhet nëse nuk e fusin në punë.
40-vjeçarja punon në firmën e pastrimit në Kuçovë.
Videon e ka shpërndarë në Facebook, Lefter Maliqi, duke shtruar disa akuza ndaj kryetarit të Bashkisë.
“E rëndë! Po ndodh tani ne Kuçovë! Punonjësja e pastrimit në Kuçovë ka hipur në majë të kullës tek ish Uzina Kuçovë dhe po tenton të hidhet, t’i jap fund jetës, pasi kanë dy muaj pa marr pagat, raste të përsëritura dhe Kryetari i Bashkisë, i paafti, i dënuari, abuzuesi nën hetim nga “SPAK”, Hajdari i cili i ka dhënë mbi 1 Miliardë e 700 Milion “Tender Korruptivë kompanisë “Viola Green” dhe sot i kanë pushuar nga puna sepse kërkojnë pagat dhe të drejtat e tyre. “SPAK” ende hesht, pasi për “Viola Green” dhe Hajdarin ka kallëzim në “SPAK”. Turp, skandal, Kuçova si Mesjetë me qenë e plehra, si germadhë po sakrifikon dhe jetën e punonjësve të vet. Ndëshkim Ligjor për këta të korruptuar”, ka shkruar Maliqi.