Momente alarmuese në Korçë, u dyshua për eksploziv në një automjet, rezulton se është GPS

Aktualitet

Momente alarmuese në Korçë, u dyshua për eksploziv në

Forcat xheniere anti-eksploziv mbërriti në vendngjarje për të kryer kontrollin e mjetit. Nga kontrollet rezultoi se ishte GPS dhe jo lëndë plasëse.

Më herët, zona u rrethua nga forcat e policisë pas dyshimeve për praninë e një lënde plasëse në automjet. Në vendngjarje mbërritën edhe forcat xheniere anti-eksploziv, të cilat kryen kontroll të detajuar të mjetit.

Pas verifikimeve të specialistëve, u konfirmua se objekti i dyshimtë nuk ishte eksploziv, por një pajisje gjurmuese GPS.

Po ashtu mësohet se janë sekuestruar të gjitha kamerat e zonës për të parë personin që ka vendosur GPS. Ndërkohë pronari i mjetit ndodhet në komisariat për të dhënë deklarime.

ME TE LEXUARAT