VIDEO / “Kanë kërcit gjobat... Jasha çuna...” – Qyno: Mungojnë fishekzjarret dhe vajzat e famshme të Instagramit

Aktualitet

VIDEO / “Kanë kërcit gjobat... Jasha çuna...”

Një video-skandal i mirëfilltë nga burgu i Durrësit u publikua mbrëmjen e djeshme, ku në pamje shfaqen të burgosur për vepra të rënda penale duke festuar në ambientet e izolimit, ka tronditur jo pak opinionin publik, por dhe vetë institucionet e këtij shteti.

Gazetari Flamur Vezaj publikoi në kanalin “Ma Shqip” pamje nga brenda qelive të burgut, ku ndodhen disa prej emrave më të njohur të botës së krimit, si Lul Berisha, Fehmi Mziu, Islam Kasa, Astrit Avdylaj, dhe persona të afërt me Kel Arapin.

Pamjet e këtyre personazheve duke festuar në qeli me alkool, lëndë narkotike dhe muzikë, tregojnë shumë qartë dështimin e sigurisë dhe disiplinës në burgje.

Nisur nga kjo situatë, ka reaguar edhe gazetari i kronikës Elton Qyno, i cili përmes rrjeteve sociale shprehet kjo video i tregon të gjitha, por që i mungojnë vetëm fishekzjarret dhe vajzat e njohura të “Instagramit”.

REAGIMI I GAZETARIT ELTON QYNO

Edhe njëherë tjetër leksione gazetarie prej SHBA-je nga Flamur Vezaj, për ne gazetarët e Kronikës së Zezë në Shqipëri, që tashmë gjerësisht në publik njihemi si gazetarët e derushkës së SPAK.

Një video që i tregon të gjitha.

Këtu mungojnë fishekzjarret dhe ndonjë nga këto vajzat e famshme të instagramit.

...Jasha çuna...,

E besoj 100 për qind këtë situatë, pasi shpesh më rastis që pas çdo shkrimi për individë që janë në burg, telefonohem nga brenda burgut dhe shikoj subjektin e shkrimit tim në kamera.

Flamur Vezaj tani na trego kush është videoja tjetër se me të parën kanë kërcit gjobat financiare nëpër redaksitë e gazetarëve.

Kush është tjetra...

Aty ku supozohet siguria të ishte në nivele dhe më të larta, për shkak të këtyre ekponentëve kriminalë, janë këta të fundit që siç duket bëjnë ligjin, dhe kanë kthyer burgun në “pronësi të tyre”.

Siç e theksuam dhe më sipër, këta emra janë të dënuar për vepra të rënda penale. Astrit Avdyli, kreu i grupit kriminal të Shijakut, akuzohet për vrasje, prostitucion, trafik droge dhe disa vepra të tjera penale. Lul Berisha, ish-kreu i bandës së Durrësit, është i akuzuar për disa vrasje të ndodhura vite më parë. Fehmi Mziu akuzohet për prostitucion dhe organizatë kriminale.

Gazetari Artan Hoxha në podcasting “Ma Shqip” e cilësoi videon si një tregues të qartë të mënyrës si funksionon sistemi në burgje, duke theksuar se kush ka para, siguron kushte dhe privilegje edhe brenda qelisë. Sipas tij, gjithçka ka një çmim: telefonat futen me pagesë, alkooli sigurohet me lekë, ndërsa ‘malli’ hyn përmes rrugëve të paligjshme dhe shpesh me çmime më të larta se jashtë. 

ME TE LEXUARAT