VIDEO/ Reshje të dendura dëbore në Qafë Thore/ ARRSH: Qarkullimi vijon pa probleme, grupet janë në terren

Aktualitet

VIDEO/ Reshje të dendura dëbore në Qafë Thore/ ARRSH:

Reshjet e dëborës në Qafë Thorë po vijojnë me intensitet të lartë, teksa moti i keq ka përfshirë vendin.

Përmes një njoftimi, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) thotë se për të mbajtur rrugën e hapur dhe të kalueshme, punohet me dy borëpastruese.

Aktualisht, qarkullimi i automjeteve vijon pa probleme. ARRSH nënvizon se grupet e punës dhe mjetet janë në terren.

"Në Qafë Thore vijojnë reshjet e dëborës me intensitet të lartë. Aktualisht po punohet me dy borëpastruese njëkohësisht për mbajtjen e rrugës të hapur dhe të kalueshme, momentalisht qarkullimi vijon pa probleme.

Sipas parashikimit të motit, reshjet pritet të vazhdojnë me intensitet gjatë gjithë natës, çka do të sjellë vështirësi në qarkullim por edhe në punën e borëpastrueseve.

Situata po monitorohet, grupet e punës dhe mjetet janë në terren Ju lutemi tregoni kujdes maksimal në rrugë. U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes, të pajisen me zinxhirë kur udhëtojnë drejt këtij aksi dhe të ndjekin udhëzimet në terren”, thuhet në njoftimin e ARRSH.

ME TE LEXUARAT