Vrasja e 25-vjeçarit shqiptar nga bashkatdhetari në Itali! Zbardhet DINAMIKA e ngjarjes, çfarë zbuluan hetimet...

Mediat italiane kanë zbuluar detaje të reja lidhur me vrasjen e 25-vjeçarit Kevin Muharremi, i cili u qëllua për vdekje nga bashkatdhetari i tij, 20-vjeçari Renato Xyke, në një ngjarje tragjike që ndodhi disa ditë më parë në Itali.
Sipas hetimeve të para, konflikti mes dy të rinjve ka nisur për një incident të vogël, ku një makinë ishte dëmtuar, dhe më pas ka eskaluar deri në përdorimin e armës së zjarrit.
Kevin Muharremi, i cili ndodhej në sediljen e pasagjerit të një automjeti, u qëllua me tre plumba nga Renato Xyke, i cili po ashtu është shqiptar. Dyshohet se Xyke ka qëlluar disa herë nga një Range Rover Evoque gri i errët në drejtim të automjetit ku ndodhej viktima.
Hetuesit italianë po analizojnë të dhënat nga kamerat e sigurisë, telefonat celularë dhe dëshmitë për të sqaruar motivin e ngjarjes dhe dinamikën e saj. Pas të shtënave, Xyke ka braktisur vendin e ngjarjes dhe ka lënë armën në Montecalvoli, për t’u nisur më pas drejt Romës së bashku me familjen e tij.
Hetimet janë duke vijuar për të përcaktuar nëse ka pasur edhe persona të tjerë të përfshirë dhe për të zbuluar nëse takimi në Montecalvoli ishte një rastësi apo ishte organizuar për të zgjidhur konfliktin që kishte nisur disa orë më parë.


