Vrasja e babait të Stenaldos dhe ekzekutimi i autorit nga xhaxhallarët e tij, gazetarja zbulon detajet

Interpol Tirana arriti të zbulojë përmes sistemit të krahasimit të fotove, se dy shqiptarë të cilët jetonin me identitet të rremë prej më shumë se dy dekadash në Itali, janë dy vëllezër në kërkim ndërkombëtar, të dënuar për vrasje në Lushnje.
Artur dhe Arben Mëhilli vranë në vitin 1999 një të ri, për të marrë hak për vrasjen e vëllait të tyre, Sokol Mëhilli, i cili është babai i gazetarit që ishte pjesë Big Brother, Stenaldos.
Gazetarja Laureta Roshi ka zbuluar në “Shqipëria Live” raportin e babait të Stenaldos me vrasësin e tij, Rezar Metaj.
Ajo u shpreh se të dy ata kishin një marrëdhënie shoqërore, ndërsa shton se Metaj rezultonte në kërkim nga policia, dy vite pas krimit të kryer.
“Stenaldo e ka marrë të treguar ngjarjen, sepse ka qenë një-muajsh kur i kanë vrarë babanë. E ka quajtur vitin 1997 një vit të mbrapshtë. Ishte më shumë se kaq. Armët e ’97-ës vazhdojnë të jenë armë të krimit. Bëhet fjalë për ’97-ën, të gjithë e dimë se sa e pasigurt ishte jeta civile. Një katrahurë ligjore dhe një shtet që mezi u mbajt në këmbë. Ishte e madhe vala e urrejtjes së shtetit. Jemi në momentin kur popullisa jonë u pajis me armë zjarrit.
Kjo vrasje nuk është se ka të dhëna zyrtare. Dy vjet pas vrasjes së Sokol Mëhillit, Rezar Metaj rezultonte në kërkim nga policia.
Konflikti mes babait të Stenaldos dhe Rezar Metaj nuk është bërë ndonjëherë publik. Bëhet fjalë për një marrëdhënie shoqërore. Dy vëllezër jetuan me brengën që nuk shpëtuan dot vëllanë e tyre. Është kjo periudha e vonesës së veprimit të shtetit që lë vend për hakmarrjen personale të dy vëllezërve. Kur kanë kryer krimin, kanë qenë 33 dhe 27 vjeç”, u shpreh gazetarja.