Berisha: Priten kushte të reja për integrimin, me Edi Ramën vendi po largohet nga BE

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur mbi ecurinë e procesit të integrimit europian të vendit, nga ku ka theksuar se Shqipëria rrezikon të përballet me kushte të reja nga Bashkimi Europian.
Berisha ka përsëritur akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se këto zhvillime po e largojnë vendin nga rruga drejt Bashkimi Europian.
“Ju e dini që ka mbi një muaj, përfaqësuesit e të gjitha vendeve anëtare kanë bërë gjer dje pesë takime dhe prapë Shqipëria mbetet në klasë për shkak të vjedhjeve të Edi Ramës. Dhe çfarë është ai?
Ai është një raport i ndërmjetëm, nuk është një raport përfundimtar.
Dhe as të ndërmjetëm nuk e kanë pranuar dhe janë bërë një grup i madh vendesh, të cilat kanë sjellë dje një breshëri të re kushtesh dhe kërkesash që do i vendosen Shqipërisë në rrugën e integrimit”, tha Berisha.