Vrasja e Fatbardh Licit GJKKO kalon për gjykim Safet Bajrin dhe tre të tjerë

Aktualitet

GJKKO këtë të enjte ka kaluar për gjykim dosjen lidhur me vrasjen e Fatbardh Licit. Avokatët e Safet Bajrit, Behar Bajrit, Astmer Bilalit dhe Eria Agos kishin kërkuar pushimin e çështjes ose kthim të akteve për plotësim hetimesh.

Vrasja e Fatbardh Licit GJKKO kalon për gjykim Safet Bajrin dhe tre të

Sipas mbrojtësve ligjore për këtë çështje me herët ka patur pezullim hetimesh nga prokurori të tjera për mungesë provash.

Safet Bajri u arrestua me urdhër të SPAK më 21 shkurt 2025 me akuzën se në bashkëpunim me Astmer Bilalin dhe kushëririn e tij të parë Behar Bajrin, kanë organizuar dhe kanë kryer vrasjen me paramendim në formën e grupit të strukturuar kriminal. 

Kurse Eria Ago akuzohet se ka drejtuar një prej makinave të përdorura gjatë kësaj ngjarje.

Motivi i vrasjes së Licit sipas SPAK, lidhet me dyshimin e Behar Bajrit se Ibrahim Lici, ky i fundit i shpallur në kërkim, kishte vrarë një pjesëtar të grupit të tyre, ish-policin Boran Bërçana më 15 korrik të vitit të 2018, i cili u ekzekutua në makinë bashkë me partneren Silvi Ndoci, ndërsa fëmija 3-vjeçar shpëtoi. 

Si vra Fatbardh Lici?

Fatbardh Lici, është vëlla i Mustafa Licit dhe xhaxhai i Ibrahim dhe Hamza Licit. 53-vjeçari u ekzekutua mëngjesin e 10 gushtit 2018, me breshëri plumbash teksa ndodhej në një kafene i shoqëruar nga persona të tjerë në lagjen Kiras të Shkodrës. Lici u qëllua nga një person që zbriti nga një automjet tip “Benz”, pa targa. Fatbardh Lici ishte kunat i Lulëzim Kullës, ku ky i fundit i shpëtoi atentatit me tritol në 13 janar 2018 dhe dyshimet u ngritën se mes fiseve Bajri e Lici kishin nisur përplasjet./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT